Hoxha: Shqipëria, angazhim të palëkundur për reforma dhe progres
dp

Lexo edhe“Për çlirimtarët që kanë nevojë për zërin tonë” – Mblidhen edhe sot qytetarët në sheshin “Skënderbeu”, protestohet pas vendimit në Hagë

Në mesazhin e tij, Hoxha thekson se sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është në zhvillim, ndërsa debati i përgjithshëm nis të martën e ardhshme.
“Përballë një panorame pesimizmi gjeopolitik, pasigurie dhe paparashikueshmërie, Shqipëria vjen e përgatitur, me një ndjenjë të fortë përgjegjësie dhe një angazhim të palëkundur për reforma dhe progres”, shkruan Hoxha.
Ai nënvizon gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve, duke theksuar se “premtimet kanë rëndësi, por përmbushja e tyre ka më shumë rëndësi dhe është ajo që bën diferencën”.

Lexo edhe“Për çlirimtarët që kanë nevojë për zërin tonë” – Mblidhen edhe sot qytetarët në sheshin “Skënderbeu”, protestohet pas vendimit në Hagë
Në videomesazhin e publikuar, kryeministri Edi Rama flet për punën e Shqipërisë në drejtim të përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
“Për Shqipërinë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk janë një premtim i largët; ato janë një plan pune i përditshëm dhe janë të pandashme nga rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian”, shprehet Rama.