back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaShqiptareHotel “Miramare” u legalizua nga një ekspert që kishte vdekur 5 vjet...

Hotel “Miramare” u legalizua nga një ekspert që kishte vdekur 5 vjet më parë

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Zbardhen pjesë nga dosja hetimore pas arrestimeve në Durrës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Prokuroria e Durrësit lëshoi 17 urdhër-ndalime, 9 prej të cilave u ekzekutuan. BalkanWeb ka publikuar pjesë nga dosja ku flitet për shkeljet në ndërtimin e hotel “Mira Mare”. Në këtë dosje del në pah abuzimi i ndërtuesit, Rruzhdi Xheka, ku legalizimi i objektit përveçse nuk ka studim është bërë me një akt ekspertimi që rezulton se është i falsifikuar pasi eksperti që ka bërë aktin ka ndërruar jetë 5 vite para se të bëhej legalizimi.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE PËR HOTEL “MIRA MARE”

“Në lagjen nr.13 Plazh Durrës, është shembur një objekt me 5 kate i quajtur Hotel Miramare i cili ishte ndërtuar para viti 2005 dhe per te cilin ishte plotësuar formulari i vet deklarimet ne vitin 2005 dhe nje formularë tjetër ne vitin 2006, i legalizuar ne vitin 2018. Nga shembja e objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13, Plazh Durrës, edhe si pasojë e lëkundjeve te tërmetit gjetën vdekjen shtetasit Sotiraq Vangjel Misha dhe Evjola Bajram Broshka, ndërkohë në pranga ra pronari Rruzhdi Xheka, që rezulton të jetë edhe ndërtuesi informal në objektit, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Mbështetur në të dhënat e sipërpërmendura ka rezultuar se nga ana e personave që kryejnë funksione publike, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

Gjithashtu, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e subjekteve private, në cilësinë e ndërtuesit informal, është kryer ndërtimin e një objekti 5-kate në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht objektin e emërtuar Hotel “Mira Mare”, ku për shkak dëmtimit në strukturën e objektit, ka sjell shembjen e tij dhe për pasojë vdekjen e shtetasit Sotiraq Vangjel Misha dhe Evjola Bajram Broshka të cilët gjendeshin në këtë objekt.

Midis personave qe kane përgjegjësi penale lidhur me veprimet dhe mos veprimet e kryera gjate kryerjes se ndërtimit te lokalit “Barons” dhe legalizimit te ndërtimit te tij, (veç personave te tjerë) rezulton se janë shtetasit:

1-Shtetasi Rruzhdi Xheka ne cilësinë e aplikuesit për leje legalizimi dhe ne cilësinë e pronarit te objektit rezulton se ka kryer ndërtimin e një objekti pa respektuar rregullat dhe normat ligjore ne fushën e ndërtimit për sa i përket studimit, projektimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit te objektit informal. Nga ana e ndërtuesit nuk është kryer asnjë lloj studimi gjeologjiko-sizmiologjik, nuk është kryer asnjë lloj projekti i konstruksionit dhe objektit 5-katesh, nuk është mbajtur asnjë libër masash mbi punimet e kryera dhe cilësinë e materialeve te ndërtimit të përdorur, nuk ka te dhëna qe zbatimi i punimeve te jete kryer nga subjekt i licencuar si dhe nuk ka kryer asnjë lloj akti kolaudimi apo ekspertimi teknik lidhur me qëndrueshmërinë.

Edhe akti teknik i nevojshme për legalizimin e objekti qe lidhet me strukturën dhe qëndrueshmërinë është një akt ekspertimi i cili gjendet ne fotokopje dhe i dyshuar tërësisht i falsifikuar pasi megjithëse legalizimi është kryer ne vitin 2018, personi qe pretendohet se ka hartuar aktin ka ndërruar jete me shume se pese vite para legalizimit te objektit.

Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Rruxhdi Xheka lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit ka kryer veprime me dashjen e tij atë te ndërtimit, krijimit dhe fitimit te nje pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte nje objekt me 5 kate per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës perderi sa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.
Për këto arsye me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi Rruzhdi Xheka dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Ne dosje thuhet se Arben Isaku, ne cilësinë e Drejtorit te Aluizni-t Durres, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve. Nga ana e tij janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në lidhje me administrimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe kualifikimi i objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13,Plazh Durrës ne kushtet kur ligji e përjashton nga legalizimi, pasi objekti nuk plotësonte kushtet per legalizim, sepse nuk kishte një akt ekspertimi teknik te rregullt per qëndrueshmërinë si njeri nga kushtet kryesore te dokumentacionit tekniko-ligjor te legalizimit te objekteve mbi 5 kate, etj, duke konsumuar kështu elementet e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”. /News24

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz