Rruga në fshatin Çabër të Mitrovicës në gjendje të tmerrshme, komuna nuk ndërmerr asgjë
BILLI


Banorët e fshatit Çabër të Komunës së Mitrovicës kanë ankesa të shumta në rrugën e cila gjendet në këtë lokalitet.
Kjo rrugë është në gjendje të tmerrshme e cila pothuajse është e pakalueshme, shkruan IndeksOnline.
Sipas banorëve, kjo rrugë frekuentohet shumë nga banorët por edhe nga nxënësit, të cilët e përdorin për të shkuar në shkollë çdo ditë.
Lexo edheKosova fillon prodhimin nga era, BERZH financon projektin e erës me kapacitet prej 105 megavatësh në Bajgorë
Ndryshe, kjo rrugë tri herë ka hyrë në projekte të Komunës, mirëpo nuk është ndërrmarë asgjë për rregullimin e saj./IndeksOnline/

