back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHistorianët e Deçanit: Po të sulmohej ndonjë objekt serb do reagonte edhe...

Historianët e Deçanit: Po të sulmohej ndonjë objekt serb do reagonte edhe OKB-ja

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka lëshuar një komunikatë për media ku ka dënuar sulmin ndaj objektit të Xhamisë në Novobërdë që është bërë të shtunën në orët e pasdites.

“Ky sulm në këtë ditë të festës për besimtare kristianë ndaj objektit të xhamisë është sulm ndaj vlerave të tolerancës që ka ndërtuar shoqëria e Kosovës”, thuhet në komunikatën e historianëve.

“Po ashtu ky sulm është sulm edhe kundër harmonisë dhe respektit të ndërsjellët ndër komunitetet e ndryshme fetare në Kosovë”.

“U bëjmë thirrje të gjitha subjektet fetare që të kontribuojnë në ruajtjen e tolerancës nder fetare në Kosovë, sepse kjo është vlerë e rralla e popullit tonë e posaçërisht e shqiptarëve të Kosovës”.

“U bëjmë thirrje edhe përfaqësuesve serbë, si ata fetarë dhe politik, që të dënojnë këtë akt, sepse po të ndodhte ndonjë sulm ndaj objekteve serbe, atëherë kishte reaguar edhe KS i OKB-së”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz