BallinaLajmeBIK-u: Përdhosja e xhamisë dhe Kur’anit, e papranueshme

BIK-u: Përdhosja e xhamisë dhe Kur’anit, e papranueshme

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë sot xhamisë në Llabjan, duke e cilësuar këtë si veprim që dëmton përpjekjen e komuniteteve ndërfetare për krijimin e mirëbesimit ndërfetar.

BIK ka kërkuar nga organet që të marrin masa për sigurinë e objekteve fetare që ato të mos bien pre e individëve që kanë qëllime të errëta.

Ky është reagimi i plotë i BIK-ut:

Sot pasdite xhamia e Llabjanit është demoluar nga një pjesëtar i komunitetit serb i cili përveç dëmtimit të xhamisë ka bërë edhe përdhosjen e sallës së lutjeve si dhe ka dëmtuar e përdhos lehvat me ajete nga Kurani famëlartë që kanë qenë të vendosura në muret e xhamisë.

Sulmi, përdhosja dhe demolomi i objekteve e simboleve fetare, përveç që është akt i papranueshëm, është veprim që dëmton seriozisht përpjekjet e komuniteteve fetare për krijimin e mirëbesimit ndërfetar e ndëretnik .

Sulmet e tilla dhe përdhosja e objekteve fetare nxisin e ringjallin urrejtje, mos durim e dhunë, frikën dhe klimën e mosbesimit tek popullata e Kosovës, andaj duhet angazhim i të gjithëve që këso veprime të mos na përsëriten.

Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare, që ato të mos bien pre e individëve që kanë qëllime të errëta dhe drejtësia të vihet në vend.

Nga ana jonë ne mbetemi të përkushtuar për kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit e mirëbesimit në vendin tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz