Hisen Berisha shpërthen pas deklaratës së Pacollit: A thua Ramush Haradinaj ia ka shitë Kosovën Serbisë?
dp

Lexo edhe“Dy persona humbën jetën”, Petrit Kllokoqi flet për sfidat në rrugën drejt majës më të lartë në botë

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres në detyrë, Fitore Pacolli, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje “e ka mbrojtur Kosovën” nga ish-krerët politikë dhe të luftës.
Në “Kosova Live”, Berisha vuri theks të veçantë te deklaratat ndaj familjes Haradinaj dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke thënë se sakrifica e tyre nuk mund të vihet në dyshim.
“Çdo pëllëmbë të tokës e ka të lamë me gjakun e vllaznive”, deklaroi Berisha.
Ai reagoi edhe ndaj akuzave për “shitje të Kosovës”, duke përmendur ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Lexo edhe“Dy persona humbën jetën”, Petrit Kllokoqi flet për sfidat në rrugën drejt majës më të lartë në botë
“A thu Ramush Haradinaj ia ka shitë Kosovën Serbisë?”, u shpreh ai me tone të ashpra.
Berisha tha se njerëzit që kanë dhënë më së shumti për lirinë e vendit po sulmohen padrejtësisht për qëllime politike.