back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHill: Kosova ishte temë e madhe, dëgjova shumë për të kur punoja...

Hill: Kosova ishte temë e madhe, dëgjova shumë për të kur punoja në Shqipëri, e takova Rugovën në rezidencën e ambasadorit

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Diplomati amerikan, Christopher Hill tha në Gjykatën Speciale në Hagë se Kosova ishte pjesë e përgjegjësisë së punës së tij edhe pas vitit 2000 në Këshillin e Sigurimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha gjatë dëshmisë së tij në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se “Kosova ishte një temë shumë e madhe brenda Ballkanit, shumë e rëndësishme”.

Për situatën në Kosovë, tha se kishte dëgjuar gjatë dy viteve të punës së tij në Shqipëri si ambasador.

“Gjatë dy viteve të punës sime në Shqipëri kam dëgjuar shumë lidhur me situatën në Kosovë. Nuk e kam vizituar personalisht Kosovën deri në maj 1998 kur m’u kërkua që ta merrja përsipër si një përgjegjësi shtesë”, tha ai.

Gjatë Marrëveshjes së Dejtonit, tha se s’ka pasur rast të takohej me përfaqësues të Kosovës.

Hill tha u takua me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova për herë të parë në rezidencën e ambasadorit amerikan 1998.

“Kjo ka qenë biseda ose takimi im i parë me Ibrahim Rugovën”, tha diplomati amerikan.

Të Fundit

Sport

ShowBiz