back to top
Monday, November 10, 2025
BallinaLajmeHill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva më ‘98- nga Beogradi flisnim...

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva më ‘98- nga Beogradi flisnim veç me Millosheviq, nga Kosova Rugova s’ishte i vetmi që mund të bisedohej

Të ngjajshme

Diplomati amerikan, Christopher Hill ka nisur sot dëshminë në Speciale, në kuadër të Mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Në dëshminë e tij ai foli për Kosovën dhe marrëdhëniet që kishte që nga vitet e 90’ta.

Ai tregoi se së pari në çështjen e Kosovës ishte përfshirë nga Qeveria e Amerikës në vitin 1998.

“Së pari jam përfshirë nga qeveria e SHBA-së në maj të vitit 1998”.

Ai u pyet se “Kush ua kërkoi të përfshiheshit?”

“Mora një telefonatë asokohe nga sekretarja e shtetit, Madeleine Albright që më kërkoi që përveç si ambasador në Maqedoni, të merrja përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë.Unë në këtë rol timin i raportoja Madeleine Albright, megjithatë më duhet të shtoj se në këtë kohë, Holbruck ishte shumë i interesuar për çështjen e Kosovës dhe më këshillonte vazhdimisht për çështje që kishin të bënin me Kosovën dhe isha i informuar me zhvillimet atje”,tha Hill, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse Madeleine Albright mbështetej në vlerësimet e tij, ai tha se po.

“Po ajo mbështetej, pro bazohej edhe nga informacionet e tjera në teren”.

“Në fillim fare e kuptova rolin tim që duhet ofruar një lloj mbështetje apo zgjidhje politike dhe duhet të ndihmonim për të sprapseshin forcat atje nga dhuna e rritur, e jam përpjekur që me kolegë dhe departamentin e Shtetit të mund të ndërtonim që të rikthehej autonomia përmes një plani e Kosova të kishte udhëheqjen e vetë, kjo ishte pista.Mendoj se është gjithmonë e preferueshme që të gjendet një zgjidhje politike. Por në këtë rast është veçanërisht e rëndësishme sepse partner tanë dhe aleatët ishin të shqetësuar për shpërthim të mundshëm të dhunës përsëri në kontinent e donin të arrihej një zgjidhje politike e për këtë arsye kemi punuar ngushtë me evropianët”,deklaroi ai.

“Gjatë punës a ka pasur diçka që quhej Grupi i kontaktit”, u pyet Hill.

“Grupi i kontaktit ishte një mekanizëm koordinuese ku përfshiheshin interesat e Rusisë dhe të evropianëve , pra nuk përfshinte të gjitha shtete evropiane që kishin interes të veçantë përfshinte Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar e më vonë edhe Italinë, pra kishte përfaqësues edhe nga Rusia e SHBA-të. Kishte edhe negociator, por edhe ministria që diskutonin lëvizjet e mëtejshme për Kosovën. Puna ime përfshinte edhe leximin e raporteve të shtypit dhe koordinimin me palët e tjera të interesuara ku përfshiheshin disa shtete evropiane, përtej grupit të kontaktit”,tha Hill.

Mbrojtja e pyeti Hill nëse kishte marrë informacione nga stafi i ambasadës në Beograd?.

“Po. Përfshinte edhe Ambasadën në Beograd, por në kohën kur isha unë atje personi në teren isha vetë unë e pastaj kemi krijuar një organizatë monitorimi. Kosova ishte çështje parësore dhe nëse sekretari ka pritur në vizitë një ministër të Jashtëm, shanset ishin të mëdha që një nga pikat e diskutimit do ishte Kosova. Pra dikush nga stafi i sekretarit më komunikonte faktin se ajo kishte diskutuar edhe çështjen e Kosovës. Sekretarja natyrisht gjithmonë është përgatitur për të diskutuar disa tema paraprakisht, disa përfshinin marrëdhënien në përgjithësi në mes SHBA-së dhe vendeve evropiane, por asokohe dukej se Kosova ishte një prej çështjeve, e sa i takonte Kosovës njerëzit e dinin se sekretari thoshte atë që thoshte.Nga pala serbe kam punuar me ekipin e Millosheviq, që përfshinte ish-ministrin e Jashtëm, z. Millotinoviq, por nga pala serbe ishte shumë e kufizuar ishte kryesisht MIllosheviq. Në asokohe ka qenë sfidë e madhe në disa momente pra ishte ndërmarrje e vështirë të gjendeshin njerëz që flisnin me autoritetet sepse çdokush kishte një mendim lidhur me të, s’kishte problem të gjendej dikush me një mendim, por dikush që kishte autoritet”, përshkroi ai.

Kurse i pyetur për kontaktet me anën e Kosovës, ai përmendi ish-presidentin Rugova.

“Një nga personat ishte kreu i LDK-së, Ibrahim Rugova, pra kishte pasur pozitë udhëheqëse në Kosovë, pozitë joformale por mbajti këtë pozitë për një dekadë. Me të u takova më 1999 dhe ai ishte një udhëheqës në Kosovë i mirëvendosur dhe i mirëpranuar, por përkundër Serbisë presidenti Rugova nuk ishte personi  vetëm që mund të bisedohej në Kosovë, pasi nuk përfaqësonte të gjitha pikëpamjet.Në Serbi ishte vetëm një person me të cilin ne komunikonim e mund të merrim shumë informacione me një bisedë me presidentin Millosheviq, kjo nuk pasqyrohej në Kosovë. Në Kosovë kishte diskutime, e kishte diskutime me Rugovën por s’ishin të mjaftueshme për të kuptuar në mënyrë të gjerë pozitën e Kosovës. As presidenti sepse në fakt Rugova kishte titullin si Kryetar i LDK-së, por edhe sikur flisja me të s’mund të prisja që diçka të zbatohej duhet të shkonim më tej se kaq”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz