back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeHidhet në lumë për të shpëtuar foshnjën, polices së re ‘i vërsulen’...

Hidhet në lumë për të shpëtuar foshnjën, polices së re ‘i vërsulen’ meshkujt në rrjetet sociale

Të ngjajshme

Një police në Britani është cilësuar heroinë pasi u hodh në lumë për të shpëtuar jetën e një foshnje, por më pas u bë “pre” e meshkujve në rrjetet sociale.

Jessica Voiels mori një telefonatë se foshnja 11 muajsh kishte rënë në lumin Irwell në Radcliffe, Manchester. Foshnja Zakari Bennett-Eko, dyshohet se ishte hedhur në lumë nga babai i tij, të mërkurën pasdite.

Voiels e nxori foshnjën nga uji, dhe më pas Zakari u dërgua në spital me ambulancë. Por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Nëna e 24-vjeçares Julie Mçormick tha: “Ajo u hodh në lumë për të provuar të shpëtonte fëmijën. Ishte e tmerrshme.”

Por përveçse mori komente pozitive për veprimin heroik, 24-vjeçarja u bë pre e ngacmimeve të meshkujve në rrjet, të cilët e bombarduan me mesazhe që e komplimentonin për pamjen e jashtme.

Një faqe bëri një postim për Voiels me këtë mesazh: “Shpërndajeni këtë. Jessica Voiels, 24 vjeçe u hodh në lumin Irwell për të shpëtuar fëmijën Zak. Pavarësisht përpjekjeve, ajo nuk e gjeti dot.” Postimi shoqërohej me një fotografi të Jessicës me uniformë policie.

Nga këtu burrat nisën të komentonin: “Atëherë, nëse dua që të hidhem në lumë dhe të marr frymëmarrje gojë më gojë, atëherë Manchesteri është vendi i duhur.”

Një tjetër shkruante: “Unë ndjej se duhet ta takoj dhe ta falënderoj personalisht, ndoshta t’i jap një përkëdhelje dhe të shoh se si do ecë.”

Sipas mediave britanike, për këtë arsye, policja e re u detyrua të fshijë llogarinë personale në Twitter.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz