back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka: Po t’i fitoja 70 deputetë, do t’ia dorëzoja Albin Kurtit...

Milaim Zeka: Po t’i fitoja 70 deputetë, do t’ia dorëzoja Albin Kurtit postin e kryeministrit

Të ngjajshme

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës

Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në...

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ishte ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Zeka ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë.

Ai e ka pranuar se gjasat që ai të zgjedhet si kryeministër, përkundër se është nominuar nga partia e tij, janë të vogla. Por ai ka thënë se edhe po të fitonte një shumicë nuk do e pranonte postin e kryeministrit.

“Edhe po të i fitoja 70 deputetë, përsëri postin e kryeministrit do i dorëzoja Albinit apo dikujt tjetër”, ka thënë Zeka.

“Këto do i bëja vetëm që të ecin proceset përpara. Mirëpo nuk do lëshoja pe në programin tim. Unë e kam refuzuar postin e ministrit vetëm që të jemë deputet. I kam thënë Kadri Veselit në një bisedë personale që ai nuk ka shanca të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.”

Më pas Zeka ka thënë edhe se vendit nuk i konvenon që të prishë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtar, më saktësisht me ShBA’në. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz