Haxhiu pret ambasadorin e Bullgarisë, flasin për dialog politik e fqinjësi
dp

Lexo edheLushaku për premtimet e Kurtit: Pas 6 vitesh qeverisje, çerdhet s’ekzistojnë e asnjë shujtë falas s’u është ofruar fëmijëve

Sipas njoftimit të Presidencës, ambasadori Kraevski i ka përcjellë Haxhiut ftesën e zëvendëspresidentes së Bullgarisë, Iliana Iotova, për pjesëmarrje në Samitin e 30-vjetorit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
“Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dialogut politik dhe fqinjësisë së mirë si parakushte për stabilitet, siguri dhe përparim të qëndrueshëm në Evropën Juglindore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Haxhiu ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, si dhe mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Kosovës.

Lexo edheLushaku për premtimet e Kurtit: Pas 6 vitesh qeverisje, çerdhet s’ekzistojnë e asnjë shujtë falas s’u është ofruar fëmijëve