Haradinajn nuk e ndalon as padia: Edi Rama u angazhua në ndarje të Kosovës
01

Lexo edheVuçiq: Hap i rëndësishëm nënshkrimi i marrëveshjes për fillimin e linjës ajrore Kosovë-Serbi

Ndonëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka paditur për shpifje, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vazhdon të deklarojë se Rama ishte i angazhuar për ta ndarë Kosovën, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Kryeministri në detyrë thotë se projektii cili sipas disa liderëve ballkanikë do të sillte marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ishte i iniciuar nga Rama.
“Ka qenë i angazhuar KM Rama, në projektin që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Insajderin.
Haradinaj thotë se kjo ka nisur nga komunikimi i rregullt i Ramës me Vuciqin dhe takimet mes tyre.

Lexo edheVuçiq: Hap i rëndësishëm nënshkrimi i marrëveshjes për fillimin e linjës ajrore Kosovë-Serbi
“Duke pasur një komunikim të rregullt me kryetarin e Serbisë dhe nga vizitat që bënte, mendoj që nga atëherë do , me të cilën Kosova do të paguante një çmim të madh”, thotë Haradinaj.
“Kryeministri Edi Rama ka qenë i kyçur që nga inicimi i kësaj mënyrë të të marrunit vesh mes Serbisë dhe Kosovës” .