back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeVuçiq: Hap i rëndësishëm nënshkrimi i marrëveshjes për fillimin e linjës ajrore...

Vuçiq: Hap i rëndësishëm nënshkrimi i marrëveshjes për fillimin e linjës ajrore Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme nënshkrimin e letrës së synimit për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, për të cilën, siç tha ai, është zhvilluar një dialog i gjatë dhe “është arritur një zgjidhjeje kompromisi për të cilën ku askush nuk mund të thotë se ne e kemi njohur Kosovën”.S

iç raportojnë mediat serbe, presidenti serb Vuçiq, i cili po qëndron në Davos, lidhur me këtë marrëveshje falënderoi të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, këshilltarin për siguri kombëtare i SHBA-së, Robert O’Brien.

“Jam mirënjohës për energjinë dhe përpjekjet e bëra nga Grenell dhe O Brian. Nuk do të jetë e lehtë për ne as për amerikanët t’i bëjmë të gjitha këto. Unë jam mirënjohës për interesin e treguar nga presidenti Trump”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të ketë një takim me O’Brian në Davos.

“Është shumë e vështirë të arrihet te ndonjë marrëveshje për këtë çështje.

Dua që qytetarët të dinë se sa e rëndësishme dhe e vështirë është”, nënvizoi ai.
Ndaj kritikave se pse operatori në atë linjë të drejtpërdrejtë nuk do të jetë

‘Air Serbia’, Vuçiq tha se “shqiptarët do ta donin këtë më shumë se kushdo tjetër, por që është e pamundur për ne”“’Air Serbia’ do të duhej të nënshkruajë të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Duhet të nënshkruajë një kontratë me Aeroportin ‘Adem Jashari’, madje edhe Kosovën si shtet, të pranojmë që shtresa e ulët e ajrit nuk është nën kontrollin tonë. Prandaj, ne kërkuam dhe luftuam të përfshihej KFOR-i, të kemi një ndërmjetës, dikë që është i përcaktuar për atë hapësirë me Rezolutën e KB”, shpjegoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz