Haradinaj si “ora e Zvicrës”, arrin i pari në kuvend, ankohet për vonesa
dp

Lexo edheÇështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Megjithëse ishte paraparë që të fillojë në orën 10:00, seanca e Kuvendit të Kosovës ende s’ka filluar. Edhe pse ka kaluar ora 10:00 salla ku pritet të mbahet seanca, është pothuajse e zbrazët.
E kjo nuk i ka pëlqyer deputetit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili kishte arritur në orën e paraparë.
Ai teksa hyn në sallën e zbrazët ku pritet të mbahet seanca thotë se ky është problem goxha i madh, pasi që seancat caktohen dhe nuk fillojnë në orën për të cilën janë thirrur.

Lexo edheÇështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime
Haradinaj me një ton kritik thekson se seancat po thirren në orën 10, por në realitet ato nuk po nisin kurrë me kohë.
“Keta po i thërrasin seancat në orën 10:00, por s’po ia nisin kurrë me kohë. Shumë problem”, thotë Haradinaj.