back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHaradinaj ‘relakson’ raportet me Thaçin, vjen me deklaratën e papritur për të

Haradinaj ‘relakson’ raportet me Thaçin, vjen me deklaratën e papritur për të

Të ngjajshme

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sot për raportet e tij me presidentin, Hashim Thaçi.

Ish-kryeministri që sa mbante këtë post kishe marrëdhënie të tensionuara me të parin e shtetit tha se ka disa tema që i bashkojnë ata.

E një e tillë duket që ka qenë javën e kaluar për të bindur deputetin e Nismës, Haxhi Shala për të votuar qeverinë Hoti.

I pyetur se a ka qenë në makinën e përbashkët me Thaçin, Haradinaj duke hezituar të përgjigjet, tha se “makina ka qenë e atyre që e vozisin”.

“Me presidentin na kanë ndarë disa tema, por mund të na bashkojnë disa të tjera. E vërteta është që Kosova, kufijtë e vet, kushtetua e vendit janë obligim i gjithëve për t’i mbrojtur. Njëkohësisht, në funksionet tona politike zbatojnë secili të drejtën time. Unë si kryetar partie, palë në qeverisje dhe për faktin se zotëri Haxhi Shalën kam pas rastin ta njoh qysh prej 99-tës kemi shërbyer bashkë e më vonë si partner koalicionit…Sa i përket raporteve me presidentin, ato mbesin në bazë të funksioneve dhe përgjegjësive, për makinën ato janë të atyre që i vozitin”, tha ai.

Sa i përket deklarimeve të presidentit Thaçi, se qeveria Hoti është e pakicës shqiptare dhe se duhet punojë me opozitën, Haradinaj tha se për dialogun me Serbinë iu nevojitet një gjë e tillë.

“Është me rëndësi të jetë një shumicë solide, sa i përket qeverisjes është funksionale, por sa i përket temave tjera të interesin nacional, si dialogu sikurse e dina vendimet i merr parlamenti. Është e pamundshme pa një shumicë shqiptare të arrihet një vendim i kësaj natyre. Personalisht mendoj se është me dobi të ketë një konsensus për temat nacionale”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një vizite sot në hidrocentralin “Renelual Tahiri” në Dragash.

Të Fundit

Sport

ShowBiz