HomeLajmeHaradinaj: Prokuroria Speciale “në ethe”, çlirimtarët do të kthehen triumfues

Haradinaj: Prokuroria Speciale “në ethe”, çlirimtarët do të kthehen triumfues

Të ngjajshme

Real Madrid synon dy goditje të mëdha në merkato

Real Madrid po përgatit lëvizje ambicioze në merkaton verore,...

Ganimete Musliu në Ferizaj: “STOP krizës – Ndrysho Kosovën!”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se në...

Dinamo Ferizaj dhe Liria luftojnë për një vend në finale, këto janë formacionet

Sot zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e play-offit të barazhit. Dinamo Ferizaj,...

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin ‘Skënderbeu’

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar...

Zbulohet pesticidi “Carbofuran”në specin e kuq të bluar me origjinë nga Kosova

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes Sistemit Evropian të...

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar deklarimet e fundit të Prokurorisë Speciale në Hagë, duke i cilësuar ato si sinjal të dobësimit të akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në emisionin “Kosova Today”, Haradinaj ka folur për deklarimet e prokurores së Speciales lidhur me etiketimet e figurave ndërkombëtare si gjenerali Wesley Clark dhe James Rubin, të cilët janë përmendur në dëshmitë në procesin gjyqësor në Hagë.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se Prokuroria Speciale është në “fazën përfundimtare të përpjekjeve” për të ndërtuar rastin e saj.

“Për mua është një sinjal i mirë në kuptimin që Prokuroria është në përpilimet e fundit, sepse e di që i kanë rënë poshtë shumë kërkesa”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka thënë se gjykimi në fund do të përfundojë me vendime liruese për katërshen e UÇK-së , duke theksuar se “çlirimtarët do të kthehen triumfues”.

“Çlirimtarët kur do të kthehen, edhe sikur të ishin liruar më herët do të ishte vonë, por me rëndësi është se ata po kthehen triumfues dhe Kosova po fiton”, tha mes tjerash Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz