HomeLajmeZbulohet pesticidi “Carbofuran”në specin e kuq të bluar me origjinë nga Kosova

Zbulohet pesticidi “Carbofuran”në specin e kuq të bluar me origjinë nga Kosova

Të ngjajshme

Përçarje te Brazili, Neymar akuzohet se po mban ‘peng’ kombëtaren

Superylli brazilian Neymar, 34 vjeç, është përfshirë në një...

Droni në Rumani, reagon Putini: Le të na japin mbetjet, do ta hetojmë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka komentuar incidentin me dronin...

Uran Ismaili: Vlerat e UÇK-së janë të përbashkëta, përtej çdo dallimi partiak

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy...

Rrëzohet apeli i Rexhep Selimit për vazhdimin e paraburgimit në Hagë

Paneli i Gjykatës së Apelit (Speciales) rrëzoi apelin e...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është njoftuar për ndalim të një ngarkese me produktë, “Spec i kuq i bluar’’ me origjinë nga Kosova në kufirin me Finlandë.

Sipas njoftimit, pas kryerjes se testeve laboratorike ka rezultuar pozitiv me prezencë të pesticidit ‘’Carbofuran’’, mbi kufijtë e lejuar.

“E gjithë sasia është asgjësuar nga autoriteti kompetent” – thuhet në njoftim.

“Të dhënat e produktit:
Emri i produktit: Spec i kuq i bluar
Prodhuesi: Ananas Impex SH.P.K., Rr.Dibra e Madhe, Livadicë, Podujevë.
Brendi: Besiana
Pesha neto: 200 g
Barkodi: 3900765410212
Data e skadimit: 08.12.2026
Vendi eksportues: Kosovë.”

AUV bëri të ditur se me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin publik dhe forcimit të kontrollit zyrtar, në të gjitha Pikat e Kontrollit Kufitar është urdhëruar të zbatohen masat preventive shtesë, të rritet kontrolli edhe ndaj lëndës së parë që përdoret për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të specit, me qëllim identifikimin e burimit të mundshëm të kontaminimit dhe parandalimin e vendosjes në treg të produkteve me përmbajtje të lartë të mykotoksinave apo pesticideve.

“Inspektimet tjera do të vazhdojnë tek prodhuesi, për verifikime të të gjitha lotëve të prodhimeve në gjurmim të plotë. Për secilin rast të dyshimit do të ndërmerren veprime të menjëhershme për ruajtje të shëndetit të konsumatorëve. Konsumatorët qe e posedojnë produktit me të dhënat si ne foto, ta kthejnë menjëherë ne piken e blerjes.Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes AUV-së  mbeten të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz