Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se në Ferizaj është bërë hapja zyrtare e fushatës elektorale të subjektit të saj politik, me moton “STOP KRIZËS – Ndrysho Kosovën!”.
Musliu ka theksuar se energjia, përkrahja dhe besimi i qytetarëve gjatë tubimit janë dëshmi se qytetarët janë të gatshëm për ndryshim dhe për një drejtim të ri për vendin.
Ajo ka deklaruar se Kosova meriton më shumë zhvillim ekonomik, më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë kujdes për familjet dhe një qeverisje që, sipas saj, punon për qytetarët dhe jo për propagandë politike.
“Bashkë do t’i themi STOP krizës, stagnimit dhe zhgënjimit. Bashkë do ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Musliu, duke falënderuar qytetarët e Ferizajt për mikpritjen dhe mbështetjen në këtë rrugëtim elektoral.
#StopKrizës #NdryshoKosovën #PDK125
Ganimete Musliu në Ferizaj: “STOP krizës – Ndrysho Kosovën!”
- Advertisement -