HomeLajmeKQZ ia refuzon akreditimin një organizate serbe që e përdori termin “Kosovo...

KQZ ia refuzon akreditimin një organizate serbe që e përdori termin “Kosovo i Metohije” në dokumentet e statuti të saj

Të ngjajshme

1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e “Radullës” në Breg të Diellit

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të...

Kryeziu: Xhelal Sveçla dha leje për hapjen e pompës, e sot i njejti kërkoi rrënimin e saj

Kandidati i PDK-së për deputet, Qendrim Kryeziu, ka vazhduar...

Mourinho nënshkruan kontratën me Realin

Jose Mourinho tashmë është rikthyer si trajner i Real...

Wernger për finalen e Championsit: Dua që ky trofe të shkojë në Emirates

Nesër me 30 qershor do të zhvillohet finalja e...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar 29 organizata për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Ndërsa, dy organizatave iu refuzua ky akreditim, me arsyetimin se njëra nuk zhvillon veprimtari që ndërlidhen me procesin zgjedhor ose me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rrjedhimisht, u rekomandua refuzimi i akreditimit dhe u mor vendimi për refuzim.

Po ashtu, edhe për organizatën “Odbor za kontrolu i opservaciju” u tha se në dokumentet e statutit të saj i referohet Kosovës me termin “Kosovo i Metohije”, formulim ky që bie ndesh me rendin kushtetues dhe juridik të Kosovës. Prandaj, u refuzua akreditimi i kësaj organizate me 9 vota pro dhe një abstenim.

Pas kësaj, mbledhja vazhdoi me rekomandimin për pezullimin e partisë politike të regjistruar “Eko-Levizja e Gjelbër” me akronim ELGJ. U tha se ky subjekt politik është dashur të mbajë kuvendin e tij zgjedhor më 25 maj 2026, por zyra nuk ka pranuar asnjë njoftim për mbajtjen e këtij kuvendi.

Zyra i rekomandoi KQZ-së që të pezullojë këtë subjekt politik, në mënyrë që ai të aplikojë dhe brenda 45 ditëve ta mbajë kuvendin zgjedhor. Përveç kësaj, u rekomandua që në rast të mosmbajtjes së kuvendit brenda afatit prej 45 ditësh, partia politike të çregjistrohet.

Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, KQZ-ja mori vendim për pezullimin e kësaj partie politike.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz