Haradinaj për përmbytjet në Kosovë: Urgjencë kombëtare, duhet veprim i menjëhershëm nga institucionet
dp

Lexo edhe20 familje largohen nga shtëpitë në Drenas, Lladrovci: Do të na vijnë në ndihmë edhe njësitet e AME-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me këtë gjendje, duke kërkuar veprime të menjëhershme nga institucionet:
“Kam kontaktuar me kryetarët e komunave nga Aleanca, për t’u informuar mbi veprimet që po ndërmerr pushteti lokal në përballimin e kësaj situate të rëndë. Është urgjencë kombëtare që institucionet relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, të shumëfishojnë përpjekjet dhe veprimet për përballimin e kësaj gjendjeje.”
Haradinaj thekson se koordinimi mes institucioneve qendrore dhe lokale është i domosdoshëm për të siguruar reagim të shpejtë dhe mbrojtje të qytetarëve nga pasojat e reshjeve të pandërprera. /Lajmi.net/

Lexo edhe20 familje largohen nga shtëpitë në Drenas, Lladrovci: Do të na vijnë në ndihmë edhe njësitet e AME-së