Haradinaj i reagon Kurtit: “Ma kujton atë shprehjen popullore kur “hajni bërtet kapeni hajnin”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj thotë se është e dhimbshme kur kryeministri i deritashëm dhe ai që pretendon të jetë prapë kryeministër, nuk e njeh institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin e vet dhe e sulmon aq egër e aq ulët, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo ma kujton atë shprehjen popullore kur ‘hajni bërtet kapeni hajnin’!”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Lexo edheKur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit
“E dhimbshme kur kryeministri i deritashëm dhe ai që pretendon të jetë prapë kryeministër, nuk e njeh institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin e vet dhe e sulmon aq egër e aq ulët. Ai nuk flet për shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai e partia e tij, por zgjedh të mashtrojë sikur fajin e paskan gjyqtarët e Kushtetueses. Kjo ma kujton atë shprehjen popullore kur “hajni bërtet kapeni hajnin”! Ata gjyqtarë i ka zgjedhur Kuvendi legjitim i Republikës së Kosovës e jo formacionet imagjinare të tij!”, ka shkruar kreu i AAK-së.














