Haradinaj darkon me studentët e Prishtinës që aderuan në AAK nga Kreshnik Smajlaj
dp

Lexo edheRreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende s’i kanë marrë fletëvotimet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me studentë dhe të rinj nga Prishtina, të cilët së fundi janë anëtarësuar në AAK.
Takimi u organizua nga Kreshnik Smajlaj dhe u karakterizua nga një bashkëbisedim i hapur, plot ide, vizion dhe energji pozitive.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj vlerësoi lart rolin e rinisë në ndërtimin e së ardhmes së vendit, duke theksuar se rinia kosovare është ndër më të mirat në Evropë për nga guximi, ëndrrat dhe vizioni.

Lexo edheRreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende s’i kanë marrë fletëvotimet
“Rinia jonë është forca më e madhe që kemi. Aleanca është dhe do të mbetet krah rinisë, për t’i mbështetur ëndrrat dhe ambiciet e saj,” ka shkruar Haradinaj.

