Rreth 2 mijë persona të regjistruar si votues me postë ende nuk e kanë pranuar pakon me fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pasi nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e dorëzimit.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se shumica dërrmuese e dërgesave postare tashmë janë shpërndarë.
“Këto statistika do të ishin edhe më të larta dhe përqindja do të arrinte në 99% nëse do të dorëzoheshin me sukses edhe 1,948 pakot e tjera, por kjo s’ka ndodhur gjatë këtyre datave për shkak se votuesit nuk ndodheshin në shtëpi”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas KQZ-së, operatori ekonomik e ka për obligim që zarfi me material zgjedhor të dorëzohet vetëm te votuesi ose një anëtar i familjes së tij, të cilët duhet ta nënshkruajnë pranimin.
Në rast se dërgesa nuk pranohet, operatori postar tenton dorëzimin deri në tri herë.
“Nga 16 – 19 dhjetor 2025, nga gjithsej 57,829 dërgesa, 95.37% e tyre apo 55,152, janë dorëzuar me sukses te votuesit. Nga numri i përgjithshëm i dërgesave, 51,420 (95.82%) janë dorëzuar te votuesit në shtete në Evropë, ndërkaq, 3,732 dërgesa (89.58%) janë dorëzuar te votuesit në shtete jashtë Evropës”, ka thënë Elezi.
Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.
Sa i përket formës tjetër të votimit nga jashtë, asaj në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se votimi do të zhvillohet më 27 dhjetor, në 29 konsullata dhe ambasada.
E, 70 votuesit që ishin regjistruar të votojnë në tetë përfaqësi të tjera diplomatike, për të cilat të enjten është marrë vendim të mos hapen në mungesë të stafit, do të votojnë përmes postës.
“Më 27 dhjetor, procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata të shpërndara në 18 shtete të ndryshme të botës. Sipas kohës lokale, së pari votimi do të fillojë në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, për të vazhduar me hapjen e qendrave të tjera në përfaqësitë diplomatike të vendosura në shtetet e Evropës. Në fund, votimi do të mbyllet me Uashingtonin, Nju-Jorkun, Otavën dhe Toronton”, ka thënë Elezi.
Më së shumti qendra votimi ka në Gjermani, gjithsej gjashtë: në Ambasadën në Berlin dhe në konsullatat në Frankfurt, Hamburg, Munih, Shtutgart dhe Dyseldorf.