Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës
dp

Lexo edheBehrami: Nëse dikush nga Guxo ose VV ia dëshiron dënimin Thaçit, atëherë një gjë të tillë ia dëshiron edhe Rexhep Selimit

Sipas njoftimit të Policisë, hapja e kësaj zyreje konsiderohet me rëndësi të veçantë për komunitetin e zonës, pasi synon ta afrojë policinë më pranë qytetarëve dhe të krijojë një pikë të drejtpërdrejtë kontakti për nevojat e tyre të përditshme.
Po ashtu, është theksuar se zyra e re pritet të ndikojë në rritjen e transparencës dhe besimit ndërmjet qytetarëve dhe policisë, duke nxitur bashkëpunimin mes tyre në kuadër të Strategjisë së Policimit në Bashkësi.
“Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Suharekës me stafin e tij, përfaqësues komunal, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren si dhe përfaqësues nga Stacioni Policor Suharekë.

Lexo edheBehrami: Nëse dikush nga Guxo ose VV ia dëshiron dënimin Thaçit, atëherë një gjë të tillë ia dëshiron edhe Rexhep Selimit
Policia e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe të forcojë implementimin e Strategjisë së Policimit në Bashkësi, gjithmonë në interes të komunitetit”, thotë PK.