Guaja tentoi të ikë nga konvikti, u dërgua në Infektive me autoambulancë
03

Lexo edheThaçi në Rezallë: Kurrë s’do të harrohet gjaku i martirëve të lirisë

Mëngjesin e së shtunës, një grua ka tentuar të ikë nga Qendra e Studentëve, që po shërben si karantinë për te kthyerit nga Europa në Kosovë
Një grua ka tentuar të ikë nga Qendra e Studentëve, ku ishte duke qëndruar e izoluar pas kthimit nga Europa në Kosovë.
Por, derisa ishte duke ikur, kishte pësuar lëndime të lehta trupore, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Lexo edheThaçi në Rezallë: Kurrë s’do të harrohet gjaku i martirëve të lirisë
Pas kontrollit mjekësor, ka rezultuar se kishte temperaturë, dhe me autoambulancë është dërguar në Klinikën Infektive të QKUK-së.
“Qendra e Studentëve 04.04.2020 – 09:00.E dyshuara femër K kishte tentuar të arratisej nga konvikti. E njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë”, thekson raporti.