Grupi i Grave Deputete falënderon znj. Vasfije Krasniqi-Goodman

Grupi i Grave Deputete ka reaguar me rastin paraqitjes publike të Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat serbe në prill të vitit 1999.
“Grupi i Grave Deputete falënderon Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat serbe në prill të vitit 1999, e cila pak ditë më parë doli të foli publikisht për të.
Ajo bëri thirrje për ‘’mbrojtje dhe drejtësi’’ për të gjitha.
Rasti i shkrimit të mediave për një polic i cili ishte aktiv me uniformë, e i cili dyshohet se mund të jetë njëri nga dhunuesit, ka shkaktuar revoltë dhe indinjatë të thellë tek qytetarët.

Lexo edheValmiri vuan nga leukemia, ka nevojë për ndihmë, është vetëm 18 vjeçar (Video)
Ne e dimë se marrëveshja e Brukselit ka obliguar që një numër i madh i strukturave paralele, madje edhe rojat e Urës ne Mitrovicë, të integrohen në Policinë e Kosovës dhe në strukturat e tjera të Sigurisë së Kosovës, pa pasur ndonjë verifikim paraprak nga AKI.
Siguria e qytetarëve si atyre që janë shumicë shqiptare, si atyre nga minoritetet është tejet e brishtë ku brenda policisë ka policë të dyshuar për krime të rënda siç është rasti konkret. Është momenti i fundit që policët e Kosovës, të pranuar me marrëveshje politike të i nënshtrohen një Vettingu për verifikimin e të kaluarës së tyre kriminale”, thuhet në reagimin e GGD-së.














