Grenell: I nxitëm edhe evropianët, po i kërkojnë Merkelit liberalizim vizash për Kosovën

Emisari i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, sa herë që është kritikuar nga zyrtar të Brukselit rreth punës së negociatave Prishtinë-Beograd, ua ka rikujtuar atyre faktin që BE e ka lënë Kosovën si të vetmin shtet të izoluar pa liberalizim të vizave.
E pak ditë pas kritikave të Grenell, një grup euro-parlamentarësh të prirë nga Viola von Cramon Taubadel, i kanë shkruar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, ku i kanë kërkuar që të Gjermania të përmbyll brenda vitit 2020 punën e vizave për Kosovën, meqë Berlini zyrtar do të udhëheq me presidencën e BE’së në pjesën e dytë të vitit.
Lidhur me një zhvillim të tillë s’ka qëndruar pa reaguar vetë Grenell, i cili thotë se është një lajm i mirë, edhe në qoftë se liberalizimi do të ndihmoj vetëm disa industri të caktuara biznesi.
“Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi”, ka thënë Grenell në një reagim në twitter.
Ai thotë se fokusimi i SHBA’së në normalizimin ekonomik të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur evropianët, duke thënë se amerikanët janë të lumtur t’i shohin evropianët teksa udhëheqin.

Lexo edhe“Gabel e magjup që kanë kallë shpia”, Kuçi i reagon ashpër drejtorit të Komunës së Deçanit
“Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, ka përfunduar Grenell./Express/
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1277995000303742982?s=20














