Granit Xhaka pajtohet me largimin nga Arsenali, transferohet tek klubi i njohur gjerman
BILLI

Lexo edheNdërron jetë trajneri i njohur kosovar

Ditët e Granit Xhaka në Arsenal janë afër përfundimit.
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka që nga zënka me tifozët nuk po kalon kohë të mirë tek ‘Topçinjtë’ dhe sipas mediave ai ka pranuar largimin nga Premierliga, përcjell GazetaBlic.
Sipas ‘Fussball Transfers’, 27-vjeçari është në kontakte me klubin e Hertha Berlinit dhe në janar mund të kalojë në Bundesligë.

Lexo edheNdërron jetë trajneri i njohur kosovar
Pretendohet se Hertha ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje me Arsenalin, por ka paraqitur një ofertë konkrete për mesfushorin. Sidoqoftë, është e paqartë nëse trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta do t’i japë dritën jeshile Xhakës për largim në afatin kalimtar të janarit.