Grabitje e armatosur në Pejë, tre persona të maskuar grabisin para dhe gjësende me vlerë
dp

Lexo edheÇfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

Ngjarja ka ndodhur më 20 dhjetor 2025 rreth orës 03:25, kur tre persona të maskuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi banimi, ku ndodheshin tre viktima meshkuj. Sipas raportimit, të dyshuarit, nën kërcënimin e armës së zjarrit, thikave dhe sprejit, kanë arritur të grabisin para të gatshme, ari dhe një telefon mobil iPhone.
Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Lexo edheÇfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit