back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeÇfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar...

Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

Të ngjajshme

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Në fshatin Leshak të Leposaviqit, është arrestuar një ish-pjesëtar i ministrisë së brendshme të Serbisë (MUP).

Ai dyshohet për përfshirje në rrëmbimin e shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq, nga ana e Serbisë, rast i cili ndodhi më 1 nëntor të këtij viti brenda territorit të Kosovës

Rastin për arrestimin e tij e ka konfirmuar ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se i arrestuari ka qenë i integruar në Policinë e Kosovës nga viti 2013, por që në ndërkohë kishte dhënë dorëheqje.

Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

Policia bëri të ditur se kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit nga ku kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale,  9 telefona celularë, 1 llaptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz