back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSportGolovkin triumfon në mënyrë spektakolare ndaj Szeremetas për mbrojtjen e titujve

Golovkin triumfon në mënyrë spektakolare ndaj Szeremetas për mbrojtjen e titujve

Të ngjajshme

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Gennady Golovkin ka rikonfirmuar vetën si kampioni më i madh i të gjitha kohërave në peshat e mesme, duke arritur që të mbrojë titullin e tij.

Golovkin dominoi meçin me sfiduesin Kamil Szeremeta, duke e rrëzuar polakun katër herë në tokë, derisa gjyqtari në raundin e tetë sinjalizoi fundin.

Kjo nënkupton se GGG ka parakaluar Bernard Hopkinsin në mbrojtje të titullit, me amerikanin që ishte më i miri në shekullin e kaluar.

Pas fitores, Golovkin ka thënë: “Po rikthehem, ju thash që po rikthehem”.

“Tani kam treguar se isha i qetë, komod dhe mendoj se kam punuar mençur. Kamil Szeremeta është një boksier i mrekullueshëm, por unë ndihesha komod, kisha shumë kohë, jam shumë krenar me skuadrën time”.

Golovkin nuk ka qenë në ring që nga tetori i vitit 2019, atëherë kur kishte mposhtur Sergiy Derezyanchenkon për të rrëmbyer titujt IBF dhe IBO. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz