Gjysëmfinalet në Ligën e Kampionëve janë kompletuar, datat kur zhvillohen ndeshjet e para dhe ato kthyese
BILLI

Lexo edheFlorent Muslija përveç golave të bukur, ka talent edhe në muzikë!

Dy skuadra angleze kanë siguruar plasmanin në gjysëmfinale, një spanjolle dhe një tjetër franceze.
Kësisoj skuadra më e trofeshme në këtë garë, Real Madrid do të përballet me Chelsean që ka ndryshuar për të mirë me ardhjen e trajnerit Thomas Tuchel.
Ndërkohë ndeshja tjetër gjysëmfinale do të jetë ajo mes dy skuadrave që kanë investuar shumë viteve të fundit.
Lideri aktual i Ligës Premier, Manchester City do të përballet me kampionin në fuqi të Francës dhe nënkampionin e Evropës, Paris Saint Germain.

Lexo edheFlorent Muslija përveç golave të bukur, ka talent edhe në muzikë!
Ndeshjet e para gjysëmfinale do të zhvillohen më 28 dhe 29 prill, derisa ato të kthimit do të zhvillohen pas një jave më 5 dhe 6 maj.
E finalja e madhe e Stambollit do të zhvillohet me 29 maj në Stamboll, në stadium “Atatürk”