Gjykata Speciale s’ka të ndalur, fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së
03

Lexo edheShaban Syla nga burgu i kërkon falje publike Gani Gecit

Skënder Zhitia, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se Zhitia, njësoj si të gjithë luftëtarët e UÇK-së, do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë.
Kujtojmë se dje Specialja dërgoi ftesë edhe për Shemsedin Thaçin.

Lexo edheShaban Syla nga burgu i kërkon falje publike Gani Gecit
Ky është njoftimi i plotë i Gucatit:
Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh.
H.G