back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeGjykata merrë vendim për Sami Lushtakun dhe të tjerët

Gjykata merrë vendim për Sami Lushtakun dhe të tjerët

Të ngjajshme

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Në Prishtinë djali rrah babanë, përfundon në Polici

Policia ka pranuar raport se pas një mosmarrëveshjeje familjare,...

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe personat e tjerë të akuzuar në rastin “KEK-u” janë shpallur të pafajshëm sot nga Gjykata Themelore.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci, raporton Koha Ditore.

Në këtë rast gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim. Ndërkaq ish-drejtori i prokurimit, Driton Pruthi, drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria pretendonte se sjellja e paligjshme e të pandehurve, ka rezultuar me dhënien e kontratës kompanisë së sigurimit “Security Code”, e cila ka ofertuar si pjesë e konsorciumit me kompaninë “WDG”.

Kontrata në fjalë ishte për periudhën dy vjeçare, në shumë prej 6, 182, 609.76 euro, shumë kjo për të cilën pretendohej se është dëmtuar KEK-u. Pronar i kompanisë që pati fituar tenderin është Milazim Lushtaku, kushëri i Sami Lushtakut i cili po ashtu është liruar nga akuza.

Të Fundit

Sport

ShowBiz