BallinaLajmeGjykata merr vendim për të dyshuarin për vrasjen e romit te nënkalimi...

Gjykata merr vendim për të dyshuarin për vrasjen e romit te nënkalimi në Prishtinë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.B, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje”.

Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Dje është arrestuar i dyshuari ndërsa Gjykata ka marrë aktvendim që të pandehurit N.B t’i caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 20.07.2019 rreth orës 17.50 në Prishtinë në rrugën ’’Perandori Justinian’’ në shkallët e nënkalimit, pas mosmarrëveshjes verbale me të dëmtuarin fizikisht e ka sulmuar tani të ndjerin – të dëmtuarin G.R në atë mënyrë që e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe e ka shqelmuar me këmbë ku i ndjeri kishte rënë me shpinë në shkallë, duke pësuar me këtë rast lëndime e më pas për së shkak të lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë në emergjencë në QKUK në Prishtinë”, tha prokuroria.

“Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, i njëjti mund të fshihet dhe mund të arratiset me qëllim që të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, si dhe duke marrë parasysh faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet, është i paraparë denimi mjaft i lartë, ekzistojnë arsyet e bazuara se i pandehuri po të gjendet në liri, do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmtiarë, të dëmtuarit apo në pjesëmarrësit.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz