Gjykata e Beogradit e dënon me 15 vjet burgim ish-ushtarin e UÇK-së
dp

Lexo edheKyretari i Sindikatës së KEK për vdekjen e Sadikut: Ne nuk kemi mund me të jemi afër aty

Fondi për të Drejtë Humanitare ka njoftuar se ish-ushtari i UÇK-së, Gjelosh Krasniqi është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Beogradit.
Ish-ushtari i UÇK-së në shtabin e Nepoles në Pejë akuzohet për vrasjen e tre civilëve dhe plagosjen e një tjetri, të gjithë serbë, më 19 qershor 1999 në Bellopojë afër Pejës.
Krasniqi është dënuar në një gjykim në mungesë.

Lexo edheKyretari i Sindikatës së KEK për vdekjen e Sadikut: Ne nuk kemi mund me të jemi afër aty
“Aktakuza e ngritur kundër Gjelosh Krasniqit u bazua kryesisht në dëshmitë e dëshmitarëve, me materiale dhe prova mjekoligjore të kufizuara për të mbështetur këto akuza, dhe avokati mbrojtës i caktuar nga gjykata nuk kishte kontakt me të akuzuarin. Deri sot, Zyra e Prokurorit Publik për Krime Lufte ka ngritur shtatë padi kundër individëve të padisponueshëm për gjyqësorin serb, pesë prej të cilave kanë të bëjnë me qytetarë të Kosovës për krime të kryera kundër popullsisë jo-shqiptare”, thuhet në reagimin e Fondi për të Drejtën Humanitare./Indeksonline/