Arrestohen tre persona në Pejë, policia u gjen 1 kilogram marihuanë në veturë
dp

Lexo edhe29 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

Janë arrestuar 3 persona në Pejë nën dyshimin për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 shtator 2026, rreth orës 23:35. Njësitë relevante policore kanë kontrolluar një veturë në të cilën ndodheshin dy meshkuj kosovarë dhe një shtetase e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit, në bagazhin e veturës është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lexo edhe29 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit
Si prova materiale janë konfiskuar edhe para të gatshme, tre telefona celularë, dy thika, si dhe vetura me të cilën udhëtonin të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.