Rikthehen kontrollet kufitare Shqipëri-Kosovë, radhë të gjata në Morinë
dp

Lexo edheKurti në “Tetorin Rozë”: Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është jetik, mos i injoroni shqetësimet dhe mos i shtyni kontrollet

Pas një periudhe pesë mujore, nga dita e sotme janë rikthyer kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Rikthimi i kësaj procedure, e cila do të jetë në fuqi gjatë muajit tetor, ka krijuar menjëherë radhë dhe kolona automjetesh në pikën kufitare të Morinit.
Për qytetarët, rikthimi i kontrolleve konsiderohet i panevojshëm, ndërsa kërkohet një procedurë më e unifikuar gjatë gjithë vitit, raporton IndeksOnline.
Për të shmangur radhët e gjata, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në pikën e kalimit të Morinit.
Sipas marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, regjimi i kalimit kufitar ndryshon në varësi të periudhës së vitit.

Lexo edheKurti në “Tetorin Rozë”: Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është jetik, mos i injoroni shqetësimet dhe mos i shtyni kontrollet
Kontrollet aplikohen nga 1 marsi deri më 30 prill dhe nga 1 tetori deri më 31 tetor.
Ndërsa nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt, kalimi kryhet pa kontrolle.
Procedura e kalimit pa kontrolle, sipas marrëveshjes, vlen vetëm për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.