back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeKyretari i Sindikatës së KEK për vdekjen e Sadikut: Ne nuk kemi...

Kyretari i Sindikatës së KEK për vdekjen e Sadikut: Ne nuk kemi mund me të jemi afër aty

Të ngjajshme

Mbarojtja: S’ka prova kundër Kilajt

Avokati i Isni Kilajt, Ian Edwards, tha se Prokuroria...

Gjashtë nga vrasja e Qerim Kelmendit, krimi mbetet i pazbardhur

Në gjashtëvjetorin e vrasjes të heroit Qerim Kelmendi, familja...

Pas vonesës me vizë, Gueye zyrtarizohet te Ferizaj

FC Ferizaj ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit 26-vjeçar El...

Reagon Guardiola pas shortit të Ligës së Kampionëve

Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti i fazës...

Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Xhelal Jashari, ka treguar se Migjen Sadiku 55-vjeçar, punëtor i KEK-ut që vdiq sot në vendin e tij të punës, punonte në departamentin e sigurisë fizike.

Lajmin fillimisht e morën, se në Termocentralin B, kishte ndodhur një incident, e ku më pasë kuptuan që ai ishte një incident tragjik, ku humbën dhe kolegun e tyre.

 “Ne para disa ore kemi marrë një informatë se ka ndodhë një incident në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Termocentralin Kosova B, ku fatkeqësisht nga ky incident, sipas organeve policore edhe mjekësisë, është konstatuar se punëtori Migjen Sadiku ka ndërruar jetë në vendin e punës. 

“I ndjeri ka punuar në departamentin e sigurisë fizike, ku janë të pajisur me të gjitha pajisjet ata. Mirëpo, si ka ardhë deri te ngjarja, ne nuk kemi mund me të jemi afër aty, për shkak se policia e ka pasë gjithçka duke monitoru situatën pas rastit. Kështu që ne si sindikatë shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve që kanë punuar me të, veçanërisht departamentit të sigurisë fizike, të cilët sot ata bashkëndjejnë gjithë kolektivin me familjen e të ndjerit, i cili sot, fatkeqësisht, ka qenë dita e fundit për të, por ka qenë në krye të detyrës”, tha ai.

Më herët KEK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se një punëtor i saj ka vdekur pasi ai kishte pësuar lëndime nga një incident me mjetin transportues kamion.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në Termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion  dhe një punonjës. Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.  Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore. Me pikëllim të thellë KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS”, thuhet në njoftimin e KEK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz