Transporti publik në Prishtinë falas gjatë marshit për UÇK-në
dp

Lexo edheAli Ahmeti fton shqiptarët për marshin e sotëm: Historia nuk mund të gjykohet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë sot, me rastin e organizimit të marshit në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të komunës, qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë transportin publik falas në intervalin kohor nga ora 14:00 deri në 20:00, raporton IndeksOnline.
Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se kjo masë është marrë me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe pjesëmarrjes së tyre në marsh.
Lexo edheAli Ahmeti fton shqiptarët për marshin e sotëm: Historia nuk mund të gjykohet
Kujtojmë se sot do të zhvillohet marsh madhor në kryeqytet, për të kundërshtuar vendimin e padrejtë që mori Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së.