Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin
dp

Lexo edhePër shkak të marshit për UÇK-në, transporti publik sot nga ora 14:00-20:00 do të jetë pa pagesë

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka nisur mbledhjen e pare, pas votimit të 16 komisioneve parlamnetare në Kuvendin e Kosovës, gjatë së hënës.
Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i fushëveprimit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Kryesuesi i komisionit, Bekë Berisha nga grupi parlamentar i Aleancës, ka bërë të ditur se mbledhja do të jetë e mbyllur për media.

Lexo edhePër shkak të marshit për UÇK-në, transporti publik sot nga ora 14:00-20:00 do të jetë pa pagesë
Sipas Berishës, mbledhjet e këtij komisioni janë zhvilluar në të njëjtën mënyrë edhe në të kaluarën, duke u mbajtur të mbyllura për media.