back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeGjuriq: Prishtina po përgatiste masakër në veri, e parandaloi Vuçiq

Gjuriq: Prishtina po përgatiste masakër në veri, e parandaloi Vuçiq

Të ngjajshme

‘Frikë’ në Sllovaki për ndeshjen e marsit: Kosova do të na pushtojë stadiumin

Gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2026,...

Së shpejti në treg telefoni me baterinë që i zgjat një muaj

Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex,...

Temperaturat deri në 18 gradë celsius, ky është parashikimi i motit për vikend

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot...

Grenelli do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Qendrës “Kennedy”

Richard Grenell, këshilltari republikan për politikë të jashtme që...

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se ditëve të fundit ishte një plan që kishte për qellim për të krijuar kushte, për siç tha ai, “të përgatitjes së një masakre të re kundër serbëve në Kosovë dhe se atë e parandaloi kryeministri Aleksandar Vuçiq”.

“Vendi ynë ditëve të fundit ka qenë objekt i një plani politik shumë cinik dhe objekt intrigash, që kishte për qëllim të krijonte kushte politike për diçka që do të ishte një masakër e re kundër serbëve në Kosovë”, ka thënë Gjuriq për televizionin publik serb, transmeton Koha.net.

Sipas tij, justifikim i kësaj ishte një çështje komunale në Mitrovicë, “një mur mbajtës, që është rënë dakord tashmë për të lëvizur dy metra prapa”.

Ai ka shtuar se kryeministri serb Vuçiq ka dalë haptas dhe ka thënë se shteti i Serbisë nuk do të pranojë për asnjë kusht që “serbët në Kosovës e Metohi të jenë cak i masakrave të reja dhe dhunës së re” dhe se për këtë, tha Gjuriq, u është dërguar porosi adresave më të rëndësishme në botë.

“Sikur të mos ndodhnin ngjarjet në Rashkë, apo sikur të mos shkonte kryeministri Aleksandër Vuçiq e të mos qëndronte para serbëve të KeM-it e të dërgonte porosinë e qartë se shteti i Serbisë qëndron prapa tyre dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj dhune, ne sot do të kishim një situatë pa kurrfarë kontrolli politik në KeM, e ndoshta edhe dhunë”, ka thënë më tej Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, Vuçiq “e ka ndezur dritën në Rashkë” dhe ka treguar se “çfarë plani po përgatitej”.

“Njëra ide ka qenë kjo, ndërsa pjesa e dytë e idesë ka qenë që Serbia të përfshihet në të dhe Beogradi të lihet anash në negociata”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz