back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportGjilani triumfon përballë kampionit

Gjilani triumfon përballë kampionit

Të ngjajshme

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

​Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në...

Gjilani ka arritur të shënoi fitore minimale 1-0 ndaj Feronikelit duke ia zbehur gjasat për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Vendasit e filluan ndeshjen më mirë duke rrezikuar portën e kampionëve.

Ishte mesfushori Zgjim Mustafa që pas pesë minutash lojë goditi por portieri mysafir Faton Maloku intervenoi bukur për ta shpëtuar ekipin e tij.

Gjashtë minuta më vonë, mbrojtësi Ergon Hyseni tentoi me kokë por në vend ishte përsëri Maloku që ia mohoi golin.

Gjilani dominoi gjatë gjithë pjesës së parë, por pa arritur të shënoi golin e epërsisë dhe 45 minutat e parë përfunduan në barazim 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, bardh e kuqtë gjetën edhe golin e epërsisë.

Betim Haxhimusa shërbeu mirë Gzim Rusin i cili u fut në zonë dhe me një goditje të saktë shënoi për 1-0.

Kampioni në fuqi tentoi barazimin e rezultatit disa minuta më vonë nëpërmjet Yll Hoxhës por nuk ia arriti një gjëje të tillë.

Kësisoj pas kësaj fitore, Gjilani vazhdon të mbetet në pozitën e gjashtë me 41 pikë të tubuara.

Ndërkohë ‘Nikli’ tani ka mbetur 10 pikë mbrapa liderit Trepça ’89. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz