back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëGjermania dhe Franca nuk përjashtojnë sanksionet ndaj Rusisë

Gjermania dhe Franca nuk përjashtojnë sanksionet ndaj Rusisë

Të ngjajshme

Mohamed Salah mes Liverpoolit dhe Arabisë Saudite

Një transferim që dukej i parealizuar, mund të bëhet...

Ky është rendi i ditës i seancës konstituive e cila nis në orën 17:00

Me fillim prej orës 17:00 do të mbahet seanca...

Gjykata e padrejtë vs. Gjyqit të Historisë

Shkruan Valon Murati Liria vërtet ka emër. Dhe ai emër...

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, Francois Hollande dhe Angela Merkel pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin e kanë akuzuar Moskën për bombardimet në Siri dhe kanë refuzuar që të përjashtojnë vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ajo që po ndodh në Aleppo është krim lufte. Një prej kërkesave është që bombardimet nga regjimi dhe mbështetësit e tij (rusë) duhet të përfudojnë”, tha presidenti frances Francois Hollande pas një takimi një orësh ndërmjet tre liderëve në Berlin më 20 tetor, që u zhvillua pas pesë orëve të bisedimeve për paqen në Ukrainë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e ka dënuar fushatën ajrore në qytetin më të madh të Sirisë duke e cilësuar si “jonjerëzore dhe mizore”. Ajo i përshkroi bisedimet me Putinin për Sirinë si “shumë të vështira”.

Të dy udhëheqësit paralajmëruan se nuk do të përjashtojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, disa orë përpara një samite të Bashkimit Evropian ku roli i Rusisë në Siri është vënë për diskutim. (REL)

Të Fundit

Sport

ShowBiz