Forcat izraelite vrasin një vajzë palestineze në Bregun e okupuar Perëndimor
Forcat izraelite e kanë vrarë sot një palestineze 19-vjeçare, për të cilët policia ka thënë se ishte afruar drejt tyre me një thikë në dorë, në një pikë kontrolluese në Bregun e okupuar Perëndimor.
Zëdhënësi i policisë izraelite ka thënë se ajo është qëlluar për vdekje pasi që nuk i ka përfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur, transmeton Express.
Gjatë vitit të fundit, palestinezët, shumica e të cilëve kanë vepruar të vetëm dhe duke përdorur armë rudimentare, kanë vrarë të paktën 35 izraelitë dhe dy turistë amerikanë, kryesisht në sulme që janë kryer në rrugë.

Lexo edheSKANDALOZE: Vajza 5 vjeçare dhunohet nga prifti, ja si e zbulon babai i vajzes (Foto)
Ndërkohë, të paktën 222 palestinezë janë vrarë në incidente të dhunës në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.














