back to top
Saturday, August 9, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjendja me zjarret në Kosovë, 23 vatra në total, prej tyre 11...

Gjendja me zjarret në Kosovë, 23 vatra në total, prej tyre 11 janë aktive dhe 12 janë lokalizuar

Të ngjajshme

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll.

Sipas raportit të fundit nga Qendrat Operative 112 dhe Qendra Operative e Agjencisë, situata po menaxhohet në mënyrë të koordinuar me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët janë angazhuar intensivisht për të lokalizuar dhe shuar zjarret.

Agjencia ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke i ftuar ata të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë 112, 193, 192.

“Të gjithë qytetarët janë ftuar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin masa parandaluese për të shmangur shpërthimin e zjarreve. Çdo vatër zjarri duhet raportuar menjëherë në numrat 112, 193, 192”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit