back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeGjendet personi që u raportua i zhdukur në Prizren

Gjendet personi që u raportua i zhdukur në Prizren

Të ngjajshme

Mbi 3 mijë ankesa për një vit, Kusari-Lila paralajmëron platformën për mbrojtjen e konsumatorëve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Pastrohet deponia ilegale në “Muharrem Fejza”, Rama paralajmëron vendosjen e kamerave

Në kuadër të aksioneve për mirëmbajtjen e hapësirave publike...

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e një personi që u raportua i zhdukur në Prizren.

“Duke ju Falënderuar bashkëpunimit të qytetarëve, është gjetur personi i raportuar si i zhdukur – Riza (Rrustem) Thaqi, nga Prizreni. Me datë 25.12.2025, familjarët e tij e raportuan si të zhdukur që nga 23.12.2025. Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prizren, pas pranimit të informatës, ndërmorën menjëherë veprime të vazhdueshme në terren për ditë të tëra, por pa rezultat”, tha policia.

Ajo shtoi se arritën ta gjejnë pas publikimit të fotografive të tij, me autorizim të Prokurorisë, në faqen zyrtare si “Person i Zhdukur”, “falë informacioneve të ofruara nga qytetarët u arrit të lokalizohej vendndodhja e tij”.

“Personi është marrë nga ana e Policisë dhe i është dorëzuar familjarëve. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren falënderon të gjithë qytetarët për ndihmën dhe informatat e ofruara lidhur me rastin”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz