Gjendet demi, që i iku kasapit nga thertorja për Kurban Bajramin
BILLI·

Një dem i kishte ikur pronarit nga thertorja ditën kur po festohej Kurban Bajrami. Ngjarja kishte ndodhur në Turqi në Komunën e Ozumlu.
Pronari i kafshës, Oral Sarioglu, kishte thënë se ikja e demit ishte e pashmangshme për shkak të agresivitetit të tij.
Një muaj më pas, demi është gjetur në një zonë malore, 10 kilometra larg shtëpisë së pronarit.

Lexo edheDënohet mësuesja, do të ndihmonte nxënësin me mësime në një dhomë hoteli
Pronari ka thënë se demi e ka dashur jetën aq shumë dhe se nuk e ka plan më që ta therë./Indeksonline/














