Policia ka njoftuar se dy persona janë gjobitur, pasi të njëjtit kanë bërë gara me vetura nëpër Prizren.
Në njoftimi e policisë bëhet e ditur se fillimisht secilit i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh dhe masë ndaluese për drejtimin e automjetit për 12 muaj.
Ndërkaq, pas pranimit të kundërvajtjes nga personat e përfshirë, masa e ndalimit të patentë shoferit është konvertuar në gjobë shtesë prej 500 eurosh për secilin, duke e çuar shumën totale të gjobës në 1 mijë euro për secilin.