Garë e ngushtë për deputet brenda AAK’së – me rezultatin aktual kuota gjinore ia rrezikon pozitën Agim Çekut

Të dielën e javës që lamë pas, me 28 dhjetor, në Kosovë u zhvillua procesi i katërt zgjedhor brenda një vitit. Ky i fundit, ishte ai për parlament, meqë institucionet e reja s’arritën të formoheshin nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kësisoj, partitë hynë në garë përballë njëra-tjetrës, për të fituar besimin e qytetarëve në udhëheqjen e shtetit.
Përveç garës mes partive, sigurisht është edhe gara brenda vetë partive, mes kandidatëve. Në ato parti ku rezultati ka qenë më i vogël, kandidatëve u duhet të marrin më shumë vota për të fituar ulësen në Kuvend.
Por, numri i votave s’është i vetmi kusht që duhet plotësuar. Kjo pasi që, partitë detyrohen të kenë një numër të caktuar të grave deputete në grupin e tyre parlamentar.
Kjo kuotë është 30%. Pra kjo përqindje i takon kandidateve femra nga një parti.
Ndryshe thënë, në rastin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që do të marr 6 ulëse në parlament, duhet që dy prej tyre t’i takojnë grave.
Kësisoj, Agim Çekut, edhe pse deri më tani është i pestë në listë si më i votuari, i rrezikohet ulësja, pasi që për ta përmbushur atë, duhet t’i lirohet vendi Albana Bytyqit, që është e 10 si më e votuara nga të gjithë kandidatët.
Rezultatet më poshtë janë nga 47,75% e vendvotimeve të numëruara:
1) Ramush Haradinaj 18,184 Vota
2) Daut Haradinaj 11,141 Vota

Lexo edheSllavko Simiq i pari, Zllatan Elek i gjashti – sa vota kanë kandidatët e Listës Srpska me 42% të votave të numëruara
3) Besnik Tahiri 10,942 Vota
4) Bekë Berisha 8,045 Vota
5) Agim Çeku 7,356 Vota
6) Time Kadrijaj 7,229 Vota
7) Burim Ramadani 6,882 Vota
8 ) Arber Tolaj 6,393 Vota
9) Lahi Brahimaj 4,587 Vota
10) Albana Bytyqi 4,482 Vota














